Barcoleta të zgjedhura 2011

Tags


Fjalimi i fundit
Në dasmë dhëndëri iu drejtohet dasmorëve: “Të dashur miq, pasi që më nuk do të kem rastin të flas…”

Maska për fytyrë
Një dermatolog i njohur takon mikun e tij të vjetër dhe e pyet:
- “A i ka ndihmuar ajo maska me pemë të cilën ia pata propozuar gruas tuaj të duket më e bukur dhe ta përmirësojë dukjen e saj?”
- “Po, për një farë kohe, derisa nuk e hoqi maskën!”

1 Maji
Pse malazezët nuk e festojnë 1 Majin?
Sepse është festa e punëtorëve!

Mësuesi
Hyn mësuesi në klasë dhe menjëherë fillon t’i pyes nxënësit: “Ti, dil te dërrasa e zezë, përsërite çfarë kemi mësuar orën e kaluar?”
“Po mësues unë nuk e di…”
“A nuk e ke përsërit mësimin a?”
“Nuk kam mundur… Mbrëmë kam luajtur letra me shokë, i piva nja dy birra, e kur jam kthyer në shtëpi diku në orën tre të mëngjesit”
“Si s’të vjen turp?!? Çka bën ti në shkollë?”
“Po më thirrën nga zyrja e drejtorit… Erdha ta rregulloj radiatorin…”

I pari
E pyet burri gruan:
- “E dashur a jam unë i pari me të cilin ke fjetur?”
- “Po i dashur je i pari. Me të tjerët kam qëndruar zgjuar tërë natën”.

Pushimet
E pyet djali i vogël të atin:
Babi çfarë shanse kemi që sivjet të shkojmë në pushime?
Dëgjo biri im, 40% shkojmë e 100% nuk shkojmë.

Impotenca
Shkon gruaja te mjeku:
“Doktor po vuaj nga impotenca”.
“Si është e mundur kjo? Ju jeni grua”.
“Po burri im është i sëmurë nga impotenca, ndërsa unë po vuaj”.

Peshkimi
Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet.
Ku po shkon kaq herët?, e pyet gruaja
Po shkoj në peshkim, ti vetëm flej.
Kur doli jashtë, burri pa se ishte dimër i madh, acar dhe vendosë të kthehet sërish në shtrat. I afrohet gruas në shtratin e nxehtë dhe i thotë: “Shumë ish ftohtë jashtë”
Gruaja i përgjigjet: “Paramendo ai burri im budalla shkoi në peshkim”.

Operacioni
Nga salla e operacionit del një mjek i ri. I afrohet një koleg më i vjetër, e prek në krah dhe e pyet:
“Edhe djali i mirë si kaloi operacioni i parë?”
“Operacioni? Unë mendova se ishte obduksion!”

Biondja dhe mollët
Bisedojnë dy bionde:
Mjeku më ka thënë se në dy javët e ardhshme duhet të jetojë vetëm me molla.
Tjetra e pyet:
E çka ndodhë nëse bjen prej mollës?

Telefoni mobil
Një çift duke bërë dashuri kur gruaja i thotë burrit:
“A e di i dashur se je si telefoni mobil në shtrat?”
“Po a, pse a kaq bukur po e përdori vibrimin a?”, përgjigjet burri duke u mburrur.
“Jo o qyqan por po të humb sinjali sa herë që po futesh në tunel!”

Çmimi i martesës
Pyet djali i vogël, babin e vet:
- Babi, sa kushton martesa?
-Babai i përgjigjet:
- Nuk e di, biri im, unë ende jam duke paguar për këtë!

Do të martohesh me mua
Ai: Do te martohesh me mua??
Ajo: PO.. ai largohet duke vrapuar
Ajo:Ku po shkon?
Ai:Do e vendos status ne facebook.

/AlbaMag/