KOSOVA - REPUBLIKA E KOSOVËS


Kosova (historikisht: Dardania, serbisht: Косово, Kosovo), zyrtarisht Republika e Kosovës (srb.: Република Косово, Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh, prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.



Me shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 62 vende në mbarë botën, por vazhdon kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

  • Kontinent Evropë
  • Rajoni Balkan
  • Sipërfaqe 10,908km²
  • Qyteti me popullsi më të madhe të Sipërfaqe Pristina
  • Kufijtë 700.7 km
  • Vendet me të cilat kufizohet Shqipëria 111,8 km,
  • Maqedoni 158,7 km,
  • Malit të Zi 78,6 km,
  • Serbi Qendrore 351,6 km
  • Pika më e lartë Gjeravica, 2,656 m
  • Pika më ulët Drini i Bardhë, 122 km
  • Sipërfaqja më e madhe ujore Liqeni i Gazivodës 9.1 km²
  • Tokë: Malet, Kodrat, 2 madh Rrafshin

Gjeografia e Kosovës
Kosova gjendet në qendër të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vëtëm rreth 100 km.

Pozita gjeografiake
Prishtina kryeqyteti i Kosovës nga qendrat e tjera të Gadishullit Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjat historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu ( Evropa Qendrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu ( Selaniku). Kosova ka formë shum të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.

Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqdoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri i Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Pos në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e Plavës- Gusisë, Rozhajës dhe në Peshter, në Luginën e Preshevës, Medvegjës( Serbi), në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupit, në Fushën e Shkupit,në malet e Sharrit, në fushën e Pollogut ( Maqedoni).

Koasova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje, disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, dy me Shqipërinë, tri me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës.

Tërësia tokësore Shqiptare
Pobullit shqipatr gjatë gjithë historisë i kushtoi shtrenjtë pozita e volitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Si popujt e Lindjes ashtu edhe ata të Perëndimit tërësinë tokësore të shqiptarëve kishin bërë udhëkryqin më të ngarkuar të planetit. Prandaj këtë truall vazhdimisht e kanë rrahur besime, ideologji dhe politika të ndryshme, që është pasuruar shpirtërisht nga kulturat e të dy anëve, por edhe është rrezikuar nga interesat e tyre të kundërta.

Wikipedia &MP/LM