BANORËT E BOLIVISË NDIHMOHEN PAS PËRMBYTJES

Tags


Banorët e Bolivisë ndihmohen pas përmbytjes

Ushtria e Bolivisë nisi sot operacionin humanitar, për të ndihmuar banorët e rajonit të Amazonës, që janë përmbytur nga uji.

Qyteti i Trinidadit është rajoni më i goditur nga kjo fatkeqësi. Më shumë se 40 mijë familje, janë prekur nga ky fenomen natyror, që erdhi si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.

Misioni i ushtrisë u vonua për ditë të tëra, pas mungesës së anijeve të vogla që mundësojnë depërtimin në fshatrat e vogla.

Bolivia është një nga vendet e Amerikës Latine që preket më së shumti nga vërshimet, si rezultat i klimës dhe pozitës gjeografike.